Një moment aspak i këndshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë në një stacion të trenit, ku shfaqet një polic jashtë detyrës duke shpëtuar një person i cili kishte rënë në binarët e trenit, ku pas disa sekonda pritej të kalonte aty me shpejtësi të madhe.
Ngjarja është regjistruar në stacionin Puerta del Angel në Madrid, ku shihet se si një person duke ecur bie në binarët e trenit, dhe rrezikohet të shtypet për vdekje, transmeton Telegrafi.
Por polici jashtë detyrës pa u menduar, dy herë kërcen mbi hekurudhë dhe nxjerr nga zona e rrezikut personin që ishte rrëzuar.
Raportohet se burri që ishte rrëzuar në hekurudhë kishte qenë i dehur, dhe nga humbja e baraspeshimit kishte përfunduar në fytyrë në tokë. /Telegrafi/