Telegrafi

Shikoni se si polici ndihmon shoferin të ikë nga hekurudha para se treni të godas veturën e tij (Video)

Një ngjarje interesante është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shfaq momentin kur një shofer i një veture kishte ngecur në hekurudhën që pritet të kalonte pas disa sekondave treni.

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ndërsa është interesant fakti se si një polic i trafikut rastis të jetë në vendin e ngjarjes, që menjëherë vrapon për të shpëtuar shoferin e ngecur në hekurudhë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht e gjithë ngjarja kalon pa pasoja në njerëz, falë policit dhe veprës së tij heroike që është komentuar nga mijëra njerëz në mbarë botën. /Telegrafi/

Cop helps driver escape before train hits vanClose call! A motorist was nearly hit by a massive train in Brook Park, Ohio, after his work van got stuck on a railway line.

Posted by USA TODAY on Wednesday, March 16, 2016