Telegrafi

Shikoni se si oficerët rusë tërheqin zvarrë rusët që i bëjnë nderimet e tyre për Navalnyn

Njerëz në disa qytete anembanë Rusisë i kanë bërë nderimet e tyre ndaj Alexei Navalnyt, pas lajmit për vdekjen e tij, që tronditi botën të premten.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë forcat e rendit duke i tërhequr me forcë njerëzit nga zona ku Navalny po nderohej, transmeton Telegrafi.

Navalny vdiq në koloninë penale ku po mbahej i burgosur pas një shëtitjeje të premten. Atij i ra të fikët dhe më nuk u zgjua.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga të afërmit e tij.

Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e Navalnyt - Putin refuzon t’ia dorëzojë trupin e pajetë nënës

Autoritetet e burgut atje kanë refuzuar t’ua dorëzojnë trupin familjes së tij, derisa pritet të bëhet edhe një ekzaminim i dytë mjekësor. /Telegrafi/