Telegrafi

Shikoni se si “njeriut magnet” i ngjiten për trupi objekte të ndryshme të metalta (Video)

Në Madhya Pradhesh të Indisë një njeri që pretendon se ka aftësi ‘magnetike’, ka demonstruar talentin e tij bizar para publikut.

Arun Raikwar ka hequr veshjen e sipërme, ku i kanë vendosur gjëra të ndryshme në gjoks dhe shpinë, transmeton Telegrafi.

Burrit 37-vjeçar i kanë vënë lugë, gozhdë dhe gjësende tjera metalike në lëkurë, të cilat i kanë qëndruar pa rënë.

Fotografi profesionist, ka thënë se talentin e tij të pazakontë e ka zbuluar duke kryer disa punë në shtëpi.

“Isha duke rregulluar një tavolinë, kur vërejta shumë gozhdë që më ishin kapur në gjoks”, ka treguar Raikwar rreth aftësisë që ka. /Telegrafi/