Një video tregon makinën elektrike Tesla që përshkon rrugët e zhytura në ujë.
Përpjekja e shoferit habiti plotësisht njerëzit që raportonin për zonën e përmbytur, pasi nuk u konsiderua gjëja e duhur, as në një makinë elektrike.
Uji mund të jetë shumë i thellë dhe është e paparashikueshme se çfarë mund të ketë nën sipërfaqe – duke përfshirë kanalet e hapura ose disa pengesa, transmeton Telegrafi.
The Car Aquatic https://t.co/P7KYF8J8HF
— Elon Musk (@elonmusk) January 17, 2023
Natyrisht, Tesla nuk rekomandon vozitjen e makinave nëpër ujë, përveç rrezikut të drejtpërdrejtë për të goditur diçka, në të ardhmen mund të ketë probleme tek makina (nëse ajo qëndron shumë gjatë në ujë).
Uji i ndotur dhe potencialisht me erë të keqe nuk është gjithashtu diçka që ne do të dëshironim ta aplikonim në pjesën e poshtme ose në pjesën e brendshme të makinës.
Videon e ka parë edhe CEO i kompanisë, Elon Musk, pasi u publikua nga një faqe në Twitter. /Telegrafi/