Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës, kur një çift i përpinë një gropë gjigante që hapet papritmas në mes të rrugës.
Në videon e postuar në internet, shihet momentin dramatik kur një burrë dhe një grua bien në një gropë gjigante që hapet në parkingun e veturave, transmeton Telegrafi.
Dyshja raportohet se ishin duke biseduar për çështje biznesi afër një furgoni ngjyrë hiri, kur papritmas hapet një gropë e cila i përpin brenda pak sekondave.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Yonghe në Anyand në pjesën qendrorë të Kinës, derisa dëshmitarë okularë kanë mbetur të shokuar me rastin.
Fatmirësisht dyshja janë gjetur të gjallë, ku janë nxjerr me litar nga kalimtarët e rastit dhe ekipet e zjarrfikësve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bNDoeEZ0cvE