Telegrafi

Shikoni se si ‘ninxha’ neutralizon hajnin që po i vidhte veturën (Video)

 Kamerat e sigurisë kanë arritur të regjistrojnë gjithë ngjarjen, ku shfaqet një djalë duke u larguar për disa sekonda nga veturë e tij, të cilës ia kishte vënë syrin një hajn që tenton ta ndezë dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Por jo gjithçka shkoi siç e kishte planifikuar, pasi ai nuk ishte në dijeni se pronari i veturës është një ninxha, që me lëvizjet e tij mund ta neutralizojë për disa sekonda.

Në momentin që futet në veturë, pronari vëren se dikush po mundohet t’i vjedhë veturën dhe ‘fluturon drejt dritares, duke e goditur me shkelm hajnin të cilin e nxjerr nga vetura.

Disa sekonda më vonë, hajni shihet duke vrapuar dhe duke shpresuar se nuk do të kapet nga policia./Telegrafi/