Telegrafi

Shikoni se si mund të bëni një bishtalec (video)

Për pjesën tjetër, ne ju sigurojmë se, eksperti i flokëve Jet Atkin nga ueb-faqja Mane Addicts, nuk do t’ju lë të humbni rrugën, transmeton Telegrafi.

Lexoni udhëzimet më poshtë dhe shikoni videon e postuar se si duhet bërë!

1. Filloni me pjesën tuaj natyrale, pastaj krijoni një pjesë, në formë të shkronjës L dhe vëreni anash. Kriheni pjesën që sapo e ndatë, vëreni në njërën anë dhe kapeni prapa veshit.

2. Bëjeni gërshetin si peshk, në pjesën e flokëve që nuk e keni kapur dhe lidheni në fund.

3. Lëshojeni bishtalecin dhe mbështilleni lehtë në formë rrethore, pastaj jepini rrënjëve të flokëve një ngritje.

4. Lëshoni pjesën që se keni bërë gërshet, në një bishtalec. Mbështilleni pjesën e lëshuar dhe krijojeni një rreth. Fiksojeni atë me anë të një kunji.

5. Kapeni pjesën e lëshuar, dhe mbështilleni rreth saj, duke e siguruar me një kunj.

6. Në mënyrë të lehtë ngiheni pjesën e sipërme të flokëve dhe përfundojeni me sprei, për një dukje sa më të sigurt. /Telegrafi/