Kush ka nevojë të blejë një kapuç kur një të tillë mund ta bëni nga flokët tuaja?
Shikoni se si stilisti i famshëm i flokëve në Instagram Georgiy Cot i transformon flokët në vepra arti, dhe çdo video që e poston është me të vërtetë fantastike, transmeton Telegrafi.
Çdo stil të flokëve që Cot e bën, është i mahnitshëm. Ai në profilin e tij në Instagram ka më shumë se 900 mijë fansa dhe puna e tij nuk lë vend për kritika.
Sidoqoftë, për t’u bindur që puna e tij është e shkëlqyeshme, më poshtë i keni disa nga stilet e tij më të mira që i ka bërë.
/Telegrafi/