Site icon Telegrafi

Shikoni se si ky artist që ka humbur njërën dorë, vizaton tatuazhet me protezë speciale (Foto/Video)

JC Sheitan Tennet më nuk i realizon tatuazhet me dorë. Ai tani ato i bën në mënyrë “robotike”, pasi nuk e ka njërën dorë.

Dhe në vend të dorës, ai përdor protezën funksionale me një mekanizëm e cila i ndihmon të vizatoj tatuazhet sikur të ishte dora e tij, transmeton Telegrafi.

Tennet punon në Lion të Francës, kurse pa dorë kishte mbetur qysh para 22 viteve.

Protezën ia ka prodhuar artisti francez JL Gonzal, i cili protezën ekzistuese e kishte modifikuar në mënyrë që të mund të funksionoj për mrekulli me pajisjet për tatuazhe. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EWTmNIny1Q0

Exit mobile version