Deri tani, thonë astronomët, janë regjistruar rreth 2,000 kometa të cilat kanë ardhur deri te afërsia e ngjashme me Diellin, por asnjëri nuk ka “mbijetuar”. Përveç kometës Lovejoy.
“Ishte aq mbresëlënëse të shihet se si ajo shkonte drejt Diellit dhe mbeta i shtangur kur kuptova se ajo u paraqit prapë”, tha i impresionuar shkencëtari Karl Batams.
Por, nuk është se Lovejoy kaloi pa pasoja pranë Diellit. Nga masa e saj, e cila ishte disa miliona ton, mbeti vetëm 10%. Shkencëtarët thonë se ajo nuk u shkri në tërësi për shkak se kishte masë tejet të madhe.
Përndryshe, Lovejoy do ti afrohet Diellit në këtë distancë vetëm pas 800 ose 900 vitesh. /Telegrafi/