Gjarpërinjtë janë disa prej krijesave më të frikshme në planet. Sidoqoftë, aftësitë e tyre unike dhe të mahnitshme shpesh i bëjnë ato krijesa magjepsëse.
Edhe pse kafshimi nga gjarpërinjtë mund të jetë vdekjeprurës, disa njerëz nuk ndjehen të frikësuar nga zvarranikët, transmeton Telegrafi.
Një video, që duket se vërteton këtë po bëhet virale në rrjetet sociale.
Pamjet tregojnë një fëmijë të vogël duke mbajtur pa frikë për dorë një kobër gjigante mbretërore, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.
#SixYearOLdVirajPrashanth from #SirsiInUttaraKannada handling #KingCobra–#TheLargestVenomousSnake in the world- story in #TheNewIndianExpress.@XpressBengaluru@santwana99 @Cloudnirad @ramupatil_TNIE @Amitsen_TNIE @ForestDept pic.twitter.com/VsfOpfvtCB
— Subhash Chandra NS (@ns_subhash) June 29, 2023
Videoja, e cila është edhe befasuese dhe e frikshme në të njëjtën kohë, u shpërnda në Twitter nga përdoruesi Subhash Chandra NS.
Sipas videos, djaloshi në dukje jo i frikësuar nga gjarpërinjtë, kishte kapur kobrën prej bishti dhe po e mbante tërë kohës pa e lëshuar. /Telegrafi/