Telegrafi

Shikoni se si bie fasada e një ndërtese në Kinë sikur të ishte letër (Video)

Një video shokuese e regjistruar në Kinë, shfaq momentin kur fasada e një ndërtese fillon të bie në tokë sikur të ishte një fletë e madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Shenyan në provincën Liaoning, ku shihet një copë e madhe e fasadës së ndërtesës duke u qëruar nga muri, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve lokale, bëhet fjalë për një ndërtese banimi 17-katëshe, të cilës nga kati i 15-të fillon t’i bie fasada sikur të ishte letër.

Raportohet se tri vetura janë dëmtuar, ndërsa për fat të mirë asnjë person nuk është lënduar. /Telegrafi/