Telegrafi

Shikoni se si bërtasin fëmijët nga ngazëllimi kur shohin dron për herë të parë (Video)

Në një pjesë rurale të Ugandës në Afrikë, fëmijët kanë bërtitur dhe vrapuar kur panë një dron duke fluturuar.

Mark Brandon Smith i cili merret me projekte humanitare, i ka bërë dhuratë një shkolle fillore një dron, transmeton Telegrafi.

Ai i ka mbledhur fëmijët në kopsht, për të demonstruar se si fluturon pajisja me teledirigjim.

Shikoni videon e postuar më poshtë, se si reagojnë fëmijët nga ngazëllimi kur shohin dronin sipër kokave të tyre. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=edgv7UH_LxY