Site icon Telegrafi

Shikoni se si adoleshentet përplasin për muri lepurin (Video, +18)

Gjykata në Florida të Shteteve të Bashkuara, i ka dërguar në mbajtje tri vajza që dyshohen për ‘mizori mbi kafshë’.

Adoleshentet që i kanë nga 14 vjet, janë xhiruar duke e rrahur dhe hedhur një lepur nëpër dhomë ndërsa janë tallur dhe kanë qeshur, transmeton Telegrafi.

Pas publikimit të videos, shumë njerëz kanë dërguar ankesa në një qendër të policisë në Nassau County lidhur me vajzat e dhunshme.

Gjykata ka kërkuar që ato të arrestohen dhe të dërgohen në një qendër ndalimi për të rinj.

Pasi të merren në pyetje, do të bëhet edhe ekzaminimi psikik i tyre, e më pas do të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mqbSzzSx7jU

Exit mobile version