Telegrafi

Shikoni se si 30 delfinë shoqërojnë varkën e peshkimit (Video)

Një grup peshkatarësh kanë ngelur të habitur kur papritur janë gjendur të rrethuar nga nj tufë masive delfinësh.

Luiz Henrique da Silva, nga Brazili, i cili zakonisht punon si roje sigurie, ishte me dy miqtë e tij për peshkim kur filmoi këtë video të bukur në fund të qershorit.

Sipas tij, kanë qenë mbi 30 delfinë të cilët kanë notuar për rreth 5 minuta pranë varkës së peshkimit, duke dhënë një spektakël teksa garonin, duke tejkaluar shpejtësinë e varkës, transmeton shekulli.

“Jam i bindur se delfinët e kuptuan se ne jemi aty dhe u shfaqën për të na treguar se sa të mirë dhe socialë janë. Ata qëndruan shumë pranë nesh pa na vënë në asnjë moment në rrezik. Ishte një skenë e mrekullueshme”, ka thënë Luiz.