Këngëtarja Kida së fundmi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me reperin Mozzik, ku kanë mbajtur koncerte për shqiptarët që jetojnë atje.
Sot (e mërkurë) këngëtarja ka bërë të ditur se ka vizituar një shtet tjetër, për të shijuar udhëtimin e plotë në kontinentin e largët.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet në qendrën e njohur “Woodbury Common Premium Outles” në Kaliforni.
Kida është shfaqur me stikl si gjithnjë, veçse kësaj here ka befasuar me pantallonat e saj, të cilët ishin të grisur në një vend jo të zakonshëm.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim yjet me pantallona të grisura nga para, Kida ka bërë të kundërtën.
Pantallonat ishin të grisura në asetet e saj, gjë që nuk i jepnin aspak një pamje të mire 18 vjeçares. /Telegrafi/