Telegrafi

Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Videot e lezetshme me fëmijë janë shumë të njohura në rrjetet sociale. Një video e tillë është ajo e shpërndarë në TikTok nga Jessica Taylor.

Në videon e publikuar, e cila deri më tani është shikuar 2.5 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 150 mijë pëlqime në platformën e njohur, Jessica ka regjistruar se çfarë bën vajza e saj kur përpiqet të hajë ushqim.

Ajo ka shkruar se vogëlushja së fundmi ka filluar të hajë ushqim të fortë dhe tani dëshiron të hajë gjithçka që hanë të tjerët rreth saj.

Videoja e lezetshme bëri të qeshin përdoruesit e TikTok, të cilët shkruan se vogëlushja e lezetshme ua bëri ditën.

“Ajo ishte gati për një kafshatë që nuk e mori në fund”, “Duket si një zog i lezetshëm”, “Një bukuroshe e vërtetë, më bëri të qesh”, “Djali im thjesht do të më kapte nofullën dhe do të më vidhte ushqimi, ajo është kaq e sjellshme”, “Shumë e lezetshme, shpresoj ta provoni më në fund”, ishin disa nga komentet. /Telegrafi/

@jess.and.leo This girl LOVES her food ?? #momsoftiktok #babiesoftiktok #babyfood #6months #funny ♬ A Bar Song (Tipsy) – Shaboozey