Fuqi të madhe, performancë e shkëlqyer, dizajn i jashtëzakonshëm, por edhe me çmimin kjo makinë qëndron fort në tokë.
Kanë kaluar katër vjet që kur Lucid Air u prezantua si një prototip, dhe tani ne mund ta shohim atë në dritë të plotë. Nuk ka më dyshim, ky është një model që tërheq vëmendjen jo vetëm me dizajnin e tij mbresëlënës, por edhe me teknologjitë më të mira, transmeton Telegrafi.
Mbi një mijë “kuaj”
Amerikanët kanë në dispozicion katër konfigurime. Më interesantja është kombinimi i baterive 113 kWh dhe dy motorëve elektrikë me mbi 1,080 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/orë.
Pastaj janë versionet Air, i ndjekur nga Air Touring dhe Air Grand Touring.
Versioni Air Touring ka “vetëm” 620 kuaj fuqi, dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në 3.2 sekonda.
Dhe çmimi?
Dhe tani më e mira. Çmimi më i lirë është 72,500 dollarë.
Air Touring do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm për 87,500 dollarë, Air Grand Touring 131,500 dollarë.
Ndërsa makina me performancat më të mira vjen me një çmim prej 161,500 dollarë. /Telegrafi/