Telegrafi

Shikoni se çfarë lloj reklame ka bërë IKEA në Kanada pas lëvizjes së Ronaldos me Coca Cola

Lëvizja e marketingut nga IKEA nga Kanada e frymëzuar nga Cristiano Ronaldo është bërë një hit viral.

Shishja prej qelqi u emërua Cristiano dhe shitet nën përshkrimin “shishe e ripërdorshme, vetëm ujë”. “Pini ujë”, shkruan ata në mediat sociale.

Si një kujtesë, Ronaldo hoqi dy shishe të sponsorizuara të Coca-Cola gjatë një konference në Euro 2020 dhe i zëvendësoi ato me ujë.

“Pini ujë!” tha ai. Lëvizja e portugezit bëri që aksionet e Coca-Cola të humbnin deri në katër miliardë dollarë për një kohë shumë të shkurtër.

“Me të mbërritur në konferencën për shtyp, lojtarëve iu ofrua ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero”, tha një zëdhënës i Coca-Cola menjëherë pas lëvizjes së Ronaldos, duke shtuar se “të gjithë kanë të drejtë të pinë atë që duan”. “Secili ka shijet dhe nevojat e veta”, theksoi ai.

Ronaldo shpesh thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme, kështu që ai kohët e fundit deklaroi se është i zemëruar me djalin e tij 10-vjeçar për shkak se ai pi shumë Coca Cola. /Telegrafi/