Site icon Telegrafi

Shikoni se çfarë bëjnë Plisat për Prishtinën (Video)

Sigal Prishtina së fundmi ka filluar përgatitjet intensive për Final Four të Ligës Ballkanike që fillon të premten në kryeqytet. Bardhekaltërit do të kenë punë të vështirë në gjysmëfinale kundër kampionati aktual të Ligës Ballkanike, Galil Gilboas.

Mirëpo, djemtë që do ta përfaqësojnë basketbollin kosovar në këtë ligë nuk janë vetëm. Ata e kanë prapa një tifozeri të madhe siç janë Plisat. Këta të fundit sot kanë treguar dashurinë e tyre të madhe për klubin, duke marrë pjesë masovikisht në stërvitjen e skuadrës gjatë ditës.

Plisat i duartrokitën lojtarët bardhekaltër dhe i kënduan këngë gjatë tërë kohës, për t’ju treguar se do ta kenë mbështetjen e tyre më shumë se kurrë. Shikoni në vazhdim videon e mahnitshme të Plisave. /Telegrafi/ 

Exit mobile version