Telegrafi

Shikoni sa ekzotike dhe joshëse duket Samanta? (Foto)

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “Na e dina”, të cilën e solli në bashkëpunim me Gent Fatalin.

Sezona e verës ka qenë mjaft e ngjeshur me koncerte edhe për Samantën. Ajo ka qenë e pranishme thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Këngëtarja simpatike ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto ku shfaqet mjaft ekzotike me një fustan të dizajnuar nga stilisti Joni Peçi.

Samanta është cilësuar gjithmonë për bukurinë e saj natyrale, pasi nuk i është nënshtruar asnjëherë ndërhyrjeve estetike, dhe këtë gjë më së miri e vërtetojnë edhe fotot e saj ndër vite./Telegrafi/