Telegrafi

Shikoni sa e ngjashme është kënga “Diamant” e Leonorës, me këngën e Albërie Hadërgjonaj (Video)

Këngëtarja Leonora Jakupi, ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “Diamant”, e cila po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e saj.

“Diamant” është punuar nga kompozitori Alfred Sula, dhe kënga është mjaft verore, por melodia e saj del të jetë shumë e ngjashme me këngën “Herët a vonë” të Albërie Hadërgjonajt, e cila e publikoi këtë këngë dy vite më parë.

Lexo po ashtu Kur Leonora Jakupin e tradhëton fustani në klipin e ri (Foto/Video)

Sigurisht që kënga e Leonorës nuk është një kopje, por harmonikisht të dy këngët kanë një ngjashmëri në ritëm. Këto dy projekte nuk janë realizuar nga i njëjti kompozitor, kënga “Herët a vonë”, është punuar nga vetë Albëria, bashkë me Big Bang Beats.

Mbase melodia mund të ketë qenë frymëzuese për autorin, ose ndoshta janë të ngjashme vetëm për veshin.

Lexo po ashtu Alberia sjell frymën e karnavaleve (Foto)

Nuk është hera e parë, që këngëtares Leonora Jakupi i ndodhë një gjë e tillë. Kujtojmë që vite më parë, ajo u akuzua për plagjiaturë, pasi kënga e saj “Këngë e pa kënduar”, me të cilën u paraqit në Kënga Magjike 2011, doli të jetë shumë e ngjashme (për të mos thënë gati e njëjtë), me këngën “Oro”, të këngëtares serbe Jelena Tomaseviç.

Gjithsesi më poshtë keni të dy këngët dhe ngjashmërinë në mes tyre vlerësojeni vetë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Leonora vjedh këngë nga serbët?

https://www.youtube.com/watch?v=0DvdGS4NG3I