Këngëtarja Leonora Jakupi, ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “Diamant”, e cila po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e saj.
“Diamant” është punuar nga kompozitori Alfred Sula, dhe kënga është mjaft verore, por melodia e saj del të jetë shumë e ngjashme me këngën “Herët a vonë” të Albërie Hadërgjonajt, e cila e publikoi këtë këngë dy vite më parë.
Sigurisht që kënga e Leonorës nuk është një kopje, por harmonikisht të dy këngët kanë një ngjashmëri në ritëm. Këto dy projekte nuk janë realizuar nga i njëjti kompozitor, kënga “Herët a vonë”, është punuar nga vetë Albëria, bashkë me Big Bang Beats.
Mbase melodia mund të ketë qenë frymëzuese për autorin, ose ndoshta janë të ngjashme vetëm për veshin.
Nuk është hera e parë, që këngëtares Leonora Jakupi i ndodhë një gjë e tillë. Kujtojmë që vite më parë, ajo u akuzua për plagjiaturë, pasi kënga e saj “Këngë e pa kënduar”, me të cilën u paraqit në Kënga Magjike 2011, doli të jetë shumë e ngjashme (për të mos thënë gati e njëjtë), me këngën “Oro”, të këngëtares serbe Jelena Tomaseviç.
Gjithsesi më poshtë keni të dy këngët dhe ngjashmërinë në mes tyre vlerësojeni vetë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0DvdGS4NG3I