Çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha për të cilin prej muajsh aludohej nëpër media nëse janë bashkë apo jo, kanë treguar përmes rrjeteve sociale se jeta e tyre është familjare po shkon për mrekulli.
Së fundmi Roberti ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke i rënë pianos, teksa vajza e tyre e vogël Renée gëzohet shumë kur dëgjon tingujt muzikorë.
Ndoshta influencimi i prindërve të cilët merren me muzikë ka bërë që Renée ta dashurojë kaq e vogël muzikën, dhe mbase në të ardhmen ajo do të bëhet edhe këngëtare, njëlloj si e ëma. /Telegrafi/