Telegrafi

Shikoni resortin përrallor të VIP-ve (Foto)

Ky është padyshim një ndër resortet më luksozë dhe më të shtrenjtë në botë, ku kanë kaluar pushimet miliarderë nga mbarë bota dhe yje të Hollivudit.

Madonna, Beyonce dhe Brad Pitt kanë qenë klientë të resortit në ishullin Amanpulo në Pamalican Island. Ai ndodhet në Filipine dhe mund të shkohet vetëm me avion nga Manila.

Ka gjithë luksin e nevojshëm, një staf të madh madje edhe këngëtarë. Raportohet se Madonna ka shpenzuar 6,2 mln dollarë në një muaj qëndrim në këtë ishull.