Telegrafi

Shikoni reagimin e vogëlushit kur dëgjon këngën e tij të preferuar (Foto/Video)

Një moment interesant është filmuar nga një kamerë amatore, ku shfaqet një foshnje duke marrë kontrollin e radios në veturë, ku nën tingujt e muzikës hip hop bën lëvizje mbresëlënëse.

Videoja është filmuar nga nëna e vogëlushit JP, derisa po udhëtonin me veturë për në Salt Lake City të Utah, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë, shikoni reagimin e dasmorëve (Foto/Video)

Në video shihet vogëlushi duke qëndruar në këmbë në karrigen e shoferit të veturës së ndaluar, ku po mbante duart pranë timonit dhe bëhej kinse po e nget veturën.

Por pasi vendosi ta lëshojë këngën Time of Our Live nga Pitbull dhe Ne-Yo, ai menjëherë ia ngrit zërin dhe fillon të vallëzojë. /Telegrafi/