Ky është momenti emocionues kur shimpanzeja shpërthen nga gëzimi pasi sheh qiellin për herë të parë duke qenë se ka qenë e mbyllur gjatë gjithë jetës së saj.
Shimpanzeja 29 vjeçe me emrin Vanilla ka jetuar në një laborator eksperimental në New York prej se ishte dy vjeçe, pastaj mbeti në një strehimore në Kaliforni ku nuk mund të shihte qiellin qartazi për shkak të çatisë së rrethuar, transmeton Telegrafi.
Më pas u transferua në një strehimore në Save the Chimps Reserve në Florida, ku u mirëprit me një përqafim nga një shimpanze tjetër me emrin Dwight.
Në ditën e shpërnguljes, Vanilla u inkurajua nga Dwight që të shkelte këmbët jashtë dhe të vështrojë qiellin. Kjo ishte dalja e parë e Vanillës jashtë një rrethoje dhe reagimi i tij kur pa qiellin ishte epik. /Telegrafi/