Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar një video interesante, ku shfaq një mace e cila ‘ofendohet lehtë’.
Kur gruaja me emrin Lauren i tregon maces gishtin e mesëm, ajo nuk e pranon në asnjë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar, shihet Bella e vogël që e sulmon pronaren me putra dhe e kafshon në momentin që ajo e ngacmon.
Pas sulmit që i bën, macja që po qëndronte mbi shtrat hidhet dhe largohet nga aty.
“Këto janë gjestet që bën Bella, sa heqë që dikush ia tregon gishtin”, komenton ajo në videon e hedhur në internet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AXi2SF01dqA