Sëmundja e daltonizmit shpesh keqinterpretohet si një sëmundje nga e cila njerëzit nuk mund të vërejnë apo shohin asnjë ngjyrë.
Megjithatë, ajo është e ndarë në kategori të ndryshme – nga ata që mund të dallojnë ngjyrën e gjelbër, të kuqe, kaltër e deri tek ata që nuk mund të shohin asnjë ngjyrë, transmeton Telegrafi.
Por në videon e postuar më poshtë, një gjysh është prej atyre që botën rreth vetes nuk e sheh me ngjyra dhe i takon kategorisë së atyre që nuk mund të dallojnë ngjyrat – dhe që i sheh në një nuancë.
Për fat të mirë, ai për ditëlindje ka fituar një palë syve speciale të cilat përmbajnë lente të cilat ia përmirësojnë shikimin dhe i mundësojnë të dallojë ngjyrat.
Shikoni videon dhe mësoni si reagon një njeri kur për herë të parë në jetë dallon ngjyrat. Ai nga emocionet dhe gëzimi fillon të qajë. /Telegrafi/