Pasojat e tmerrshme të një sulmi vetëvrasës të një talibani në një rrugë të frekuentuar nga mijëra njerëz, është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe shfaqin momentin kur një burrë i traumatizuar largohet i qetë nga vendi ku kishte ndodhur shpërthimi.
Pas shpërthimit. në video mund të shihen se si gjymtyrët e trupit të sulmuesit vetëvrasës nga Pakistani fluturojnë nëpër rrugë. dhe atë para syve të një burri të moshuar i cili me qetësi largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ndodhi asgjë, transmeton Telegrafi.
Ky është një nga sulmet e shumta vetëvrasëse që ka goditur qytetin Mardan në Pakistan, kurse kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur gjatë të hënës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IU6idoODkGM