Site icon Telegrafi

Shikoni reagimet e turistëve, kur kalojnë mbi urën e qelqtë (Video)

Urat e qelqta mbi kanione janë atraksione të mëdha në Kinë, dhe mbi ato kalojnë një “numër” i madh i turistëve. Megjithatë, disa prej tyre kalojnë në anën tjetër të urës pa shoqërues, derisa disa tjerë në gjysmë të rrugës e kuptojnë se pa ndihmën e dikujt nuk mund ta kalojnë rrugën.

Mediat kineze së fundmi kanë publikuar një përmbledhje të imazheve të turistëve të frikësuar, të cilët assesi nuk kishin guxim të lëvizin mbi urat e qelqta mbi kanione në krahinën Hanian, provinca më e vogël kineze, transmeton Telegrafi.

Njëri prej vizitorëve kishte filluar të bërtas nga frika, derisa një tjetër kishte marramendje dhe assesi nuk guxonte të shkelte në pjesën e qelqtë, por as qentë nuk e kishin aq lehtë.

Dhe pavarësisht se ndërtuesit e urave vazhdimisht u thonë se ato janë të sigurta për kalim, dhe se struktura prej xhami mund të përballojë kushtet ekstreme të motit dhe qindra turistë, frika dhe pasiguria nganjëherë janë të paarsyeshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xEGgLvvOtRs

 

Exit mobile version