Syzet e reja të Snapchat të pajisura me kamerë, janë zyrtarisht produkti më i kërkuar dhe më vështirë i arritshëm i vitit.
Mëngjesin e të enjtes ka nisur shitja në Santa Monica të Kalifornisë, ndërsa radha për t’i blerë ato u rrit jashtëzakonisht shumë, njofton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni një video nga një qytetar i Los Angelesit që tregon radhën ‘e pafund’ të blerësve të këtyre syzeve.
https://twitter.com/scottbuscemi/status/799288398741573632
Në videon tjetër, mund të shikoni skenën e pritjes falë xhirimit të një droni.
https://twitter.com/Kaaadams/status/799294601416671234
Ndryshe, syzet Spectacles mund të shkrepin ‘Snape’ duke mundësuar shpërndarjen e ngjarjeve ditore pa pasur nevojë të përdorni telefonin. Ato janë në dispozicion të gjithë atyre që duan të dokumentojë jetën e tyre të plotë. /Telegrafi/