Ekspertët e kompanisë “Landstore” kanë ndarë një iluzion optik të jashtëzakonshëm që ka fuqinë të bëjë atë që shumë mendojnë se është e pamundur
Një pjesë e asaj që tregohet në ilustrim thjesht të zhduket para syve tanë!
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shikoni ilustrimin dhe të përqendroheni në pikën e bardhë për 30 sekonda, transmeton Telegrafi.
Në një moment do të vini re se si shumica e pikave të tjera janë zhdukur nga ilustrimi. Do ta pyesni veten se si është e mundur kjo?
Përgjigjja qëndron në një fenomen të njohur si efekti Troxler.
E ka zbuluar më shumë se dy shekuj më parë mjeku dhe filozofi zviceran Ignacio Paul Vital Troxler, i cili deklaroi se truri pushon së kushtuari vëmendje skenave vizuale që nuk ndryshojnë, veçanërisht kur jemi të fokusuar vetëm në një element. /Telegrafi/