Ashtu siç kishim paralajmëruar, edhe një këngëtar shqiptar ka performuar në emisionin amerikan “Jimmy Fallon Show”.
Albert Stanaj ka pasur një paraqitje fantastike duke u vlerësuar lartë për performancën me këngën “Ain’t Love Strange”.
E me këtë paraqitje të këngëtarit shqiptar ka qenë i kënaqur edhe vet autori i emisionit, i cili në fund ka shkuar e ka përqafuar 22-vjeçarin, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht, Jimmy në dorë mbante edhe albumin e këngëtarit, të cilin tha se vlen ta kemi në koleksionin tonë.
Ndryshe, edhe modelja shqiptare Emina Cunmulaj e ka përgëzuar Stanajn për performancën në shown më të madh amerikan. /Telegrafi/