Telegrafi

Shikoni performancën e jashtëzakonshme LIVE të Ledri Vulës në Top Show (Video)

Ledri Vula ishte mysafir në Top Show të Top Channel, ku foli për jetën dhe karrierën e tij.

Pasi pranoi se ai nuk është më në lidhje me Adelën, por se ende e do dhe shpreson të bashkohet, reperi iu kthye zakonit të tij.

Lexo po ashtu Ledri Vula emocional, pranon se e do Adelën pasi u ndanë (Video)

Ai pasi u përball me referen seksi Besa Lleshi, në një duel me top të futbollit, të cilin ai e shfrytëzoi për basket, reperi mori mikrofonin dhe bëri një paraqitje fenomenale, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ledri Vula luan futboll me referen seksi (Video)

Me orkestrën e Top Channel ai ka shfaqur aftësitë e tij interpretuese LIVE në këngën “Kings” dhe pjesën e repturë së tij të hitit tjetër “Hip Hop”.

Fjalët janë të shumta për këtë performancë, të cilën mund ta shikoni në videon më poshtë. /Telegrafi/