Site icon Telegrafi

Shikoni ndryshimin drastik të Besa Kokëdhimës (Foto)

Besa Kokëdhima njihet si njëra ndër femrat më me stil në skenën shqiptare.

Në hap me trendet botërore, por me një stil unik, ajo gjithmonë sjellë risi me pamjen e saj, transmeton Telegrafi.

Por këngëtarja ka ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës, kjo falë edhe ndërhyrjeve kirurgjike që ka bërë.

Kanë qenë vetë miqtë e Besës në rrjetet sociale që i kanë kujtuar asaj pamjen e dikurshme, pas publikimit të një foto nga ana e këngëtares, nga xhirimet e videoklipit të fundit.

Kokëdhima këto ditë ka qëndruar në Kosovë duke realizuar xhirimet e videoklipit të saj më të ri që do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin, Flori Mumajesi. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version