Mesfushori i Portland Timbers, Darlington Nagbe, është larguar nga ndeshja kundër LA Galaxy me karrocë invalidësh, pas ndërhyrjes së rrezikshme nga Nigel de Jong.
Në minutën e 73-të të sfidës, holandezi në përpjekje për ta marrë topin, ndërhyri rrezikshëm në futbollistin amerikan duke e detyruar që të largohej nga fusha.
Pas ndeshjes, De Jong kërkoi falje për ndërhyrjen ndaj Nagbes, i cili nuk ka mundur të ecë.
“Në një ndeshje si kjo, asnjëherë nuk është qëllimi që ta lëndosh dikë, ngjashëm ndodhi edhe me ndërhyrjen time. I kërkoj falje djaloshit, ai është një djalë i shkëlqyer”.
“Mirëpo, në asnjë moment nuk e kisha për qëllim ta lëndoja”, ka deklaruar De Jong, i cili shpëtoi vetëm me karton të verdhë për atë ndërhyrje. /Telegrafi/
https://vine.co/v/iTrvAtxxE73