Një video e publikuar nga agjencia e lajmeve Anadolu Agency, shfaq momentin ushtarakët e revoltuar në Turqi përpiqen të hyjnë në një hotel në Marmara, ku kreu i këtij shteti kishte shkuar për pushime.
Por presidenti Recep Tayyip Erdogan ishte evakuuar nga hoteli në Marmaris, në momentin kur autoritetet turke kuptuan se kishte filluar një grusht shtet, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet hoteli nga një distancë prej dhjetëra metra, ku edhe dëgjohen të shtëna armësh. Aty gjithashtu shihet një helikopter duke fluturuar mbi hotel.
Videoja fillimisht ishte publikuar në Twitter në llogarinë e Anadolu Agency. /Telegrafi/