Telegrafi

Shikoni momentin kur Taulant Xhaka hedh shishen i nervozuar (Video)

Taulant Xhaka ishte protagonist në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Zvicrës për një gjest të tij jo aq të hijshëm.

Ai pasi u zëvëndësua nga De Biasi për Ergys Kaçen shprehu frustrimin e tij, duke hedhur shishen pasi një antar i stafit teknik ia ofroi për të pirë ujë.

Shumë njerëz e konsideruan si frustrim ndaj trajnerit për zëvëndësim, por këtë gjë e mohoi Taulanti pas ndeshjes.

“Jo absolutisht, isha i nervozuar me rrjedhën e lojës dhe jo me trajnerin. Respektoj zgjedhjet e tij. Gjithmonë jap më të mirën”, u shpreh Xhaka për mikrofonët e Supersport pas ndeshjes, shkruan Telegrafi.

Në sytë e Xhakës shihet frustrim, i cili mund të rikthehet pozitivisht me një rezultat pozitiv ndaj Francës të mërkurën. /Telegrafi/