Telegrafi

Shikoni momentin kur skiatori i shpëton ortekut teksa lëshohej Malit të Bardhë (Video)

Skiatori Tof Henry e ka vënë veten në rrezik të madh gjatë një zbritjeje në Malin e Bardhë.

Francezi shkaktoi një ortek teksa ishte duke rrëshqitur jashtë pistës në mbi 3.400 metra lartësi në Le Petit Flambeau, transmeton shekulli.

Për fat të mirë, skiatori i shpëtoi incidentit, ndërsa çastet e rrëshqitjes së masës gjigante të dëborës janë kapur në kamera.