Telegrafi

Shikoni momentin kur shtatë këlyshë luani gjetën strehë poshtë automjetit të turistëve dhe refuzuan të largohen

Një çift në Parkun Kombëtar Serengati të Tanzanisë ndan një moment të ëmbël me njerëzit gjatë vizitës në safari kur shtatë këlyshë luani gjetën strehën nën makinën e tyre dhe “refuzuan të largoheshin”.

Sarah dhe Michael Vestal kishin ndarë pamjet në faqen e tyre në TikTok, në një postim që është parë mbi 200 mijë herë, transmeton Telegrafi.

@venturing.vestals Core memory 🥹🐾 #safari #africa #travel ♬ Emotional Cinematic Sad Violin and Piano – ISAo

“Kur pashë për herë të parë këlyshët nga afër, ishte një përvojë tepër emocionuese”, thanë ata për Newsweek.

“Përzierja e energjisë së tyre lozonjare dhe pranisë së tyre të ashpër por të pafajshme ishte vërtet mahnitëse”.

Këlyshët e luanit ishin ulur anash rrugës në park, por kur makina u afrua ata ecën drejt dhe gjetën strehë poshtë automjetit. Aty thuhet se qëndruan për 15 minuta. /Telegrafi/