Justin Bieber është sulmuar në një klub nate në Gjermani.
Këngëtari ka qenë në Munih ku ka mbajtur koncert si pjesë e turneut të tij botëror dhe pas koncertit ka dalë në një klub.
Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç deshi, pasi një mashkull e ka sulmuar fizikisht.
Dëshmitarët kanë thënë se mashkulli në fjalë ishte përpjekur që të tërhiqte vëmendjen e Bieber.
Dhe në një moment ka dashur ta godasë, por Justin është ndihmuar nga partneri i tij biznesor, John Shahid.
Ky është një nga rastet e shumta kur këngëtari ka pasur probleme me zënka në klubet e natës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dqn4qSRp4Zs