Një moment rrëqethës është filmuar, ku shfaqet momenti kur një raketë duke fluturuar në ajër për pak sa nuk e godet dronin, i cili me sa duket ishte afruar paksa shumë për të kapur imazhe nga sulmet e ashpra në Siri.
Një fluturake pa pilot emri i së cilës nuk dihet, për pak sa nuk kishte pësuar, kur me artileri të rëndë filluan bombardimet në një vend të paidentifikuar, transmeton Telegrafi.
Kushdo që ka pilotuar me dronin, sigurisht se nuk ishte brengosur që ishte afruar shumë vijës së parë të frontit, ku pa ndërprerë fluturonin raketat nga të gjitha anët të njohura si “Hell Cannon”.
Pamjet e regjistruar nga droni, shihet se si një raketë gjigante fillimisht godet një ndërtesë, duke krijuar re të mëdha tymi.
Ndërsa është interesant fakti, se si raketa e dytë kalon shumë pranë dronit që po filmonte momentet tmerruese. /Telegrafi/