Telegrafi

Shikoni momentin kur Alvaro Morata i propozon martesë të dashurës (Foto/Video)

Alvaro Morata e ka befasuar të dashurën e tij, Alice Campello, duke i propozuar martesë në skenë.

Sulmuesi i Real Madridit përfitoi nga rasti që ishte i pranishëm në një spektakël magjie në Madrid për t’i propozuar asaj martesë.

Lexo po ashtu Dhjetë motrat më të bukura të futbollistëve (Foto)

Gjithçka ndodhi në praninë e prestigjiatorit Pop, i cili mundësoi që futbollisti të ngjitej në skenë së bashku me Alicen për të qenë pjesëmarrës në një truk magjie, transmeton Top Channel.

Unaza e fejesës

Në atë moment, Morata u ul në gjunjë dhe me një unazë në dorë, bëri propozimin që u pranua nge e fejuara e tij.

Ai nuk e la me kaq. 24-vjeçari përdori edhe rrjetet sociale për të zyrtarizuar hapin e ndërmarrë në jetën personale duke publikuar një foto të dorës së Alices me unazën që ai i kishte dhuruar.