Site icon Telegrafi

Shikoni momentin kur aeroplanët anglezë hedhin në erë fabrikën e autobombave të ISIS-it (Foto/Video)

Pilotët britanikë kanë bombarduar gjatë të hënës një fabrikë të autobombave të ISIS-it, derisa po fluturonin mbi Irak.

Dy aeroplanë luftarak të tipit Tornado GR4 të armatosur me bomba Paveway që peshojnë mbi 500 kilogramë, kishin arritur që me vetëm një goditje të rrafshojnë me tokë një objekt të ISIS-it, që dyshohej se shfrytëzohej për prodhimin e autobombave, transmeton Telegrafi.

Pamjet e një videoje të publikuar nga ministria angleze e mbrojtjes, shihet se si aeroplanët rrafshojnë objektin që dyshohej se shfrytëzohej nga ISIS, ku brenda saj prodhoheshin bomba të ndryshme siç janë ato që shfrytëzohen për sulme vetëvrasëse.

Fabrika afër Mosulit ishte identifikuar gjatë një seri fluturimesh mbikëqyrëse, ndërsa të hënën aeroplanët e forcave mbretërore angleze kryen një operacion të shkurtër, që rezultoi të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version