Telegrafi

Shikoni momentin kur 1.650 fatlumë kuptojnë se kanë fituar nga 400 mijë euro në lotarinë më të madhe (Video)

Në kuadër të lotarisë spanjolle të Krishtlindjeve ndryshe e njohur si “El Gordo”, sot kanë fituar 1,6500 persona shpërblimin prej 400 mijë euro, kurse fondi i përgjithshëm është 2.3 miliardë euro.

Fituesit e shpërblimeve kryesore kanë pasur biletën fituese me numër 66513, ku secili prej tyre kishin kryer pagesat në një pikë të njëjtë të shitjes në kryeqytetin spanjoll Madrid, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shikoni videon, ku shfaqet momentin kur thirren emrat e fituesve të çmimeve kryesore, të cilët mbetën të shokuar me lajmin. /Telegrafi/