Telegrafi

Shikoni momentin e arritjes së kampionëve në Madrid bashkë me trofeun (Video/Foto)

Real Madridi me të përfunduar takimi ndaj Atletico Madridit është kthyer në kryeqytetin spanjoll.

Kjo për shkak se presidenti ka kërkuar që menjëherë festa të vazhdojë me tifozët.

Mijëra tifozë të Realit në orët e hershme të mëngjesit të së dielës u mblodhën në sheshin Cibeles, aty ku arritën kampionët e Evropës.

Trofeun e prezantoi kapiteni Sergio Ramos, teksa edhe të tjerë lojtarë shfrytëzuan të bëjnë nga një foto me trofeun e çmuar.

Për dallim nga hera e kaluar, Ramos e mbajti më mirë trofeun dhe nuk i ka rënë nën autobusin e ekipit, shkruan Telegrafi.

Telegrafi ju sjell imazhet unike të festës së Realit, bashkë me videon e plotë të parakalimit para tifozëve dhe prezantimit të trofeut !

Momenti i arritjes së kampionëve në Cibeles dhe prezantimi i trofeut të Ligës së Kampionëve para tifozëve të flaktë… Atmosferë mbretërore… #Campeones

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016