Real Madridi me të përfunduar takimi ndaj Atletico Madridit është kthyer në kryeqytetin spanjoll.
Kjo për shkak se presidenti ka kërkuar që menjëherë festa të vazhdojë me tifozët.
Mijëra tifozë të Realit në orët e hershme të mëngjesit të së dielës u mblodhën në sheshin Cibeles, aty ku arritën kampionët e Evropës.
Trofeun e prezantoi kapiteni Sergio Ramos, teksa edhe të tjerë lojtarë shfrytëzuan të bëjnë nga një foto me trofeun e çmuar.
Për dallim nga hera e kaluar, Ramos e mbajti më mirë trofeun dhe nuk i ka rënë nën autobusin e ekipit, shkruan Telegrafi.
Telegrafi ju sjell imazhet unike të festës së Realit, bashkë me videon e plotë të parakalimit para tifozëve dhe prezantimit të trofeut !