Telegrafi

Shikoni momentin dramatik, kur forcat speciale ruse me mitralozin robot vrasin militantin e ISIS-it (Foto/Video, +16)

Forcat speciale ruse kanë përdorur një mitraloz robot gjatë një operacioni për vrasjen e një militanti të ISIS-it, që besohet që qëndron prapa vrasjes së qindra civilëve të pafajshëm.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur anëtarët e njësitit anti-terror qëllojnë me armë në drejtim të Rustam Aseldervo, që ishte fshehur në një kompleks në qytetin Makhachkala në pjesën veriore të Kaukazit, transmeton Telegrafi.

Disa minuta më vonë, shfaqet momenti kur në lojë hynë roboti i pajisur me mitraloz të kalibrit të rëndë, i cili e bën gjithë objektin me vrima nga plumbat që fluturojnë pa ndërprerë.

Por pas një aksioni disa orësh, Aselderov i njohur si Sheikh Abu Mohammad al-Qadari dhe katër bashkëluftëtarë tjerë “neutralizohen” nga forcat speciale ruse. /Telegrafi/